Shkolla

Çfarë ofrojmë për ju studentë?

 

Academia Tecnica-Centro Evolucione Moda azhornohet vazhdimisht me të rejat e fundit nga bota e parukierisë dhe estetikës si dhe përmirëson në mënyrë të vazhdueshme standartet e mësimdhënies.

  • Shkollë 1 vjeçare  Parukeri baze
  • Shkollë 1 vjeçare  Estetike i baze
  • Shkollë 2 vjeçare  Parukeri & Estetike
  • Shkollë 2 vjeçare  Parukeri e Avancuar
  • Shkollë 2 vjeçare  Estetike e Avancuar


Parim është: Shkolla e vetme që vërteton cilësinë e lartë profesionale.

 

AKADEMIA C.E.M

 

 

Historiku I C.E.M

 

1.CILET  JEMI NE?

Disa nga arsyet dhe anvantazhet perse duhet të zgjidhni Akademine C.E.M!

  • Është shkolla e parë e njohur nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës që funksionon prej vitit 2003, e cila aplikon metoda dhe programe mësimore Europiane të orientuara në ate c’ka kërkon me tepër tregu i punës dhe tendencat bashkëkohore të kohës.
  • Maestro Guido Gnisci si Drejtori I pare teknik  I C.E.M hapi themelet e nje shkolle teknike dhe shume profesionale .Eksperienca shume vjecare si Mesues ne shkollat me me ze te Italise beri qe profesionalizmi te jete elementi primar I Akademise C.E.M
  • Mario Melfi drejtor teknik I shkolles Club Europa Melfi eshte nje nga bashkepuntoret  tane me te mire me te cilin azhornojme programet tona mesimore
  • Anila Naci Drejtore teknike e Akademise sot  ka nje experience 20 vjecare ne drejtimin e salloneve si primare  dhe shkollave  te parukerise dhe estetikes

 

2.STAFI PEDAGOGJIK

  • AKADEMINE CENTRO  EVOLUCIONE MODA, pedagogët jane me eksperiencë 20  vjeçare duke e konsideruar këtë formim dhe përvojë të stafit pedagogjik si shumë të rëndësishëm në aftësimin profesional të kursantëve të shkollës tonë.
  • Duke e konsideruar veten një shkollë që të jep profesionin, ne jemi fokusuar në lëndët e formimit profesional, të cilat janë bashkëkohore dhe u japin kursantëve atë çka ata aspirojnë, formatin perëndimor të dijeve dhe aftësive në këtë fushë të cilët i bëjnë ata të kenë avantazh në tregun e punës.
  • Baza didaktike është primare gjatë procesit mesimor për konkretizimin e teknikave të dhëna, ndërkohë që gjithë procesi mesimor është i ndërthurur me njohuritë praktike të nevojshme për profesionistët që ne përgatisim vit pas viti.

3.PROGRAME EUROPIANE

Metodat dhe programet e mësimdhënies janë me sistemin modular teknik PIVOT POINT dhe HAIRDRESSING TRAINING BOARD (H.T.B)

Programet e studimit, janë hartuar në përputhje me programet e formimit profesional, të Scuola per Parruchiere & Estetike CLUB  EUROPA  “MELFI – IANNONE ITALI,   duke  vënë theksin në formatin profesional dhe intelektual që duhet të ketë profesionisti i ardhshëm.

4.PUNESIMI

Akademia C.E.M, konsideron si një ndër pikat më të forta, elementin e punësimit të studentëve të tij.

Në marrëveshje me Shoqatën e Parukiereve, me Agjencinë Shqiptare të Punësimit dhe me rrjetin e qendrave dhe salloneve të bukurisë mundëson punësimin e studenteve te sapodiplomuar duke i nxitur, orientuar dhe frymëzuar ata në tregun e punës.

C.E.M është krenare me arritjet e studentëve të saj vit pas viti. Ata punojnë 100 % në të gjithë vendin si dhe jashtë Shqiperise duke pasur një karrierë të sigurt dhe të sukseshme.  Një pjesë e madhe e studentëve të diplomuar janë të suksesshëm në aktivitetet e tyre private në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni.

Studentët e diplomuar i falenderojme që na dhanë besimin dhe ndërkohë jemi të kënaqur e të përkushtuar që C.E.M  ju dha profesionin e ndërthurur me aftësitë profesionale, praktike e teorike për të qenë profesionistë të vërtetë në tregun e punës jo vetëm në Shqipëri por edhe më gjerë.