Masteri Kolori 1
master kolori 1Qëllimi i këtij masteri që zgjat 5 ditë,është eliminimi përfundimtar i të gjitha ”boshllëqeve” të përfaqësuara nga kolorimetria.Masteri parashikon një pjesë teorike dhe një praktike.Programi është thjeshtuar në maksimum në mënyrë që të mundësohet kuptimi i të gjithë programit që do të zhvillohet.Çfarë mund të mësoni gjatë këtij masteri? Pjesëmarrësit gjatë këtij masteri marrin njohuri për:

  • Përdorimin korrekt dhe praktik të kolorimetrisë
  • Teknika të ndryshme në vendosjen e bojës
  • Teknikat më reja në vendosjen dhe përzierjen e bojës
  • Teknika të ndryshme për meches
  • Teknikat e fundit me goditje dielli dhe goditje drite
  • Mermerizimi,balajazhi,free-meches etj
  • Lyerje me nivele  me 2,3,4 ngjyra
  • Pastrimi korrekt i ngjyrave të para-ekzistuese
  • Lyerje trendy

Kush mund të marrë pjesë? Pjesëmarrja në këtë master vlen për të gjithe ata:

  • Punonjësit e salloneve që dëshirojnë përmirësimin e njohurive të tyre për lyerjen
  • Studentë që kanë përfunduar Akademinë 2-vjeçare
  • Të gjithë parukierët që dëshirojnë të zhvillohen në botën fantastike të bojës,për të qenë në të njëjtin hap me kohën.

Materialet që ju garantohen. Të gjitha produktet që nevojiten gjate zhvillimit të kursit :bojra,dekolorant, oksigjen, tasa, furçe etj